Johnson mbështet aleatët e NATO-s në takimin me kryeministren lituaneze
Britania e Madhe qëndron “krah për krah” me Lituaninë dhe aleatët e tjerë të NATO-s mes të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Johnson në një takim me Ingrida Simonyte, kryeministren e Lituanisë, në rezidencën e tij në Downing Street.
“Ne jemi më afër se kurrë më parë, mendoj se është e drejtë të thuhet. Ne kemi rënë dakord në shumë çështje të rëndësishme”, tha Johnson.
“Është mirë të kesh një partner dhe mik shumë të fortë dhe të paktën të jemi bashkë, si NATO dhe të tjerët, dhe mendoj se është jashtëzakonisht e drejtë ajo që po bëni për Ukrainën”, tha kryeministrja lituaneze, Simonyte.
“Ne jemi krah për krah me ju dhe të gjithë aleatët tanë të NATO-s dhe duam të bëjmë të qartë se ne ju mbështesim … ne ju mbështesim kur bëhet fjalë për çështjet e migracionit në Bjellorusi dhe për të gjitha pyetjet me të cilat po përballemi tani”, theksoi Johnson./atsh























