OKB dënon “dështimin moral” të pabarazisë së vaksinave kundër Covid-19
Dy vjet pas pandemisë së koronavirusit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi “dështimin moral” të vazhdueshëm të pabarazisë së vaksinave.
Guterres foli për hendekun e vaksinave në prezantimin e një përpjekjeje të re të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar vendet në zhvillim për të arritur objektivin.
OBSH dëshiron të mbledhë 16 miliardë dollarë nga vendet e pasura për të siguruar vaksina, teste dhe ilaçe gjatë muajve të ardhshëm.
Me paratë për të ashtuquajturin ACT-Accelerator, mund të sigurohen 600 milionë doza vaksinash, mund të blihen 700 milionë teste dhe mund të bëhet i mundur trajtimi i 120 milionë pacientëve, tha OBSH.
Në Afrikë, ndryshe nga Evropa dhe rajonet e tjera të pasura, vetëm 8% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, sipas vlerësimeve./atsh























