Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të Dashuruarve
Kuzhina

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të Dashuruarve

Nuk keni nevojë për kallëp, bëni formën e dëshiruar me dy kore.

Shën Valentini po afron dhe, nëse doni t’i bëni surprizë personit tuaj të dashurit dhe të bëni një tortë në formë zemre, por nuk keni kallëp në formë zemre mos u shqetësoni.

Me këto këshilla do të gatuani tortën perfekte.

Gjithçka që ju duhen janë dy kore me të njëjtën trashësi dhe të njëjtën përbërje, njëra në formë të rrumbullakët dhe tjetra në formë katrori.

Kur t’i piqni, prisni përgjysmë koren e rrumbullakët dhe vendosini ato gjysma në dy skajet ngjitur të kores katrore.

Keni krijuar një formë zemre. S’ka më e lehtë, apo jo?

Dekoroni me krem, fruta ose çokollatë. Bëhuni me imagjinatë dhe lërini dekorimet tuaja të frymojnë dashuri si edhe festa e ardhshme.

Shijojeni./ telegrafi

 


MË SHUME NGA Kuzhina