Estonia i bën thirrje Perëndimit të qëndrojë i bashkuar
BKT
   Bota

Estonia i bën thirrje Perëndimit të qëndrojë i bashkuar

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i ka bërë thirrje Perëndimit të qëndrojë i bashkuar dhe të këmbëngulë mes përpjekjeve intensive diplomatike për të parandaluar luftën në Evropën Lindore.

“Uniteti ynë në Evropë është i një rëndësie kyçe për momentin. Ne duhet të kemi durim strategjik”, deklari sot Kallas përpara një udhëtimi në Gjermani .

“Uniteti ka vazhduar deri më tani dhe ne të gjithë po punojmë së bashku për të qëndruar të fortë dhe të bashkuar kundër agresionit rus, një agresion që nuk prek vetëm Ukrainën por Evropën në përgjithësi”.

Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Moska mund të planifikojë një pushtim. Ndërsa Kremlini e ka mohuar një qëllim të tillë, udhëheqësit perëndimorë kanë zhvilluar bisedime për të shmangur konfliktin.

“Diplomacia jonë do të ketë një progres vetëm nëse forcohet me parandalim të besueshëm dhe qëndrim të forcës”, tha Kallas.

Lidhur me hezitimin e Gjermanisë për t’i dhënë armë Ukrainës, Kallas tha se Estonia ishte ende në pritje të përgjigjes së Berlinit nëse mund të furnizonte Ukrainën me topa obusi me origjinë gjermane. /atsh