Hyn në fuqi ligji i ri për sanksione më të ashpra kundër Rusisë
Ligji i ri që lejon Britaninë e Madhe të “ashpërsojë dhe zgjerojë” sanksionet e saj kundër Rusisë kanë hyrë në fuqi, konfirmoi sot qeveria britanike.
Ndërsa sekretarja e Jashtme Liz Truss u takua me homologun e saj rus Sergei Lavrov në Moskë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për trupat që grumbulloheshin në kufirin ukrainas, Dhoma e Përfaqësuesve u informua se një ligj i ri për të “ashpërsuar dhe zgjeruar” sanksionet kundër Moskës do të vihej në fuqi deri në fund të e enjte.
Truss u kishte premtuar anëtarëve të parlamentit se një ligj i ri sanksionesh do të hynte në fuqi deri më 10 shkurt, por laburistët kanë shprehur dyshime pasi deputetëve nuk u ishte dhënë kohë për të diskutuar masat e reja.
Qeveria konfirmoi se ministri i Shtetit për Evropën James Cleverly kishte nënshkruar vendosjen e sanksioneve të reja të ashpra kundër Rusisë të enjten në mbrëmje.
“Ne jemi duke hartuar legjislacionin për të zgjeruar kriteret për regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Si ministër për Evropën, kam nënshkruar legjislacion të cilin do ta shqyrtojmë në Parlament dhe pritet të hyjë në fuqi sot”, deklaroi Cleverly.
“Ne po forcojmë dhe zgjerojmë regjimin tonë të sanksioneve në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ky legjislacion do të zgjerojë ndjeshëm gamën e individëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera që ne mund t’i sanksionojmë si përgjigje ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus”, shtoi ai. /atsh























