Steinmeier apel Putinit: Hiqe lakun rreth qafës së Ukrainës
BKT
   Bota

Steinmeier apel Putinit: Hiqe lakun rreth qafës së Ukrainës

I bëj apel presidentit Putin që të heqë lakun rreth qafës së Ukrainës, deklaroi presidenti i rizgjedhur gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

”Bashkohuni me ne në rrugën drejt ruajtjes së paqes në Evropë dhe mos e nënvlerësoni forcën e demokracisë”, deklaroi ai në fjalimin e tij të parë pas rizgjedhjes.

Me një postim urimi në Twitter për rizgjedhjen e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, edhe Olaf Scholz bëri debutimin e tij në Twitter në cilësinë e tij si kancelar.

Kjo është hera e parë ndonjëherë për një kancelar gjerman, pasi Angela Merkel nuk e ka përdorur kurrë këtë rrjet social.

Pas përshkallëzimit dramatik të krizës ukrainase në ditët e fundit, kancelari gjerman Olaf Scholz planifikon të udhëtojë në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Por, vizita e shkurtër në kryeqytetin ukrainas do të dominohet nga tensionet në rritje me Rusinë dhe paralajmërimet e fundit të luftës nga SHBA.

“Ukraina mund të jetë e sigurt se ne do të tregojmë solidaritetin e nevojshëm, siç kemi bërë në të kaluarën”, tha Scholz./atsh