Oda e Infermierëve kujton infermierët që vdiqën nga Covid 19
Oda e Infermieëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë në shenjë nderimi për gjithë profesionistët shëndetësorë do të shënojë 16 shkurtin si Ditë të Memorialeve për profesionistët shëndetësorë kosovarë që kanë vdekur gjatë pandemisë Covid 19.
Kryetari i OIK, Naser Rrustemaj ka thënë se pjesë e organizimeve me rastin e kësaj dite në kujtim të gjithë profesionistëve shëndetësorë është Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, e cila bashkë edhe me odat tjera kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e obeliskut që i dedikohet stafit shëndetësor të vdekur nga Covid 19 në Kosovë.
Rrustemaj ka thënë se tash e tutje kjo ditë do të shënohet tradicionalisht me aktivitete që kujtojnë kontributin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, që kanë vdekur nga Covid 19. Nga Pandemia Covid 19 kanë vdekur në Kosovë 11 infermierë.























