19:06 / 21.02.2022
Izraeli lejon hyrjen e të huajve të pavaksinuar
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett njoftoi se nga 1 marsi Izraeli do të ndryshojë rregullat e hyrjes në vend duke u hapur edhe për të pavaksinuarit.
Megjithatë, të huajt që shkojnë në Izrael do të kryejnë një tampon molekulare si para nisjes ashtu edhe pas arritjes në aeroportin ”Ben Gurion”, ndërsa izraelitëve që kthehen do t’ju duhet vetëm tamponi në arritje.
Qeveria shfuqizoi gjithashtu testet javore për nxënësit e shkollave duke filluar nga ditët në vijim, ndërsa nga 10 marsi edhe për nxënësit e shkollave fillore.
“Ne jemi dëshmitarë të një rënieje të vazhdueshme të sëmundshmërisë, kështu që është koha për të rihapur gradualisht atë që ishim të parët në botë që mbyllëm”, theksoi Bennett.























