Putin vendos ushtrinë në Donetsk dhe Luhansk
Sonte, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes që të sigurojë ruajtjen e paqes në Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
Dekretet e presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e pavarësinë territoreve të kontrolluara nga rebelët "Republikën Popullore të Donetskut" dhe "Republikën Popullore të Luhanskut”, të Ukrainës, parashikojnë që forcat e armatosura ruse "do të kryejnë funksione paqeruajtëse" atje.
Dekretet nuk specifikojnë se çfarë mund të thotë kjo, por ekspertët në Ukrainë dhe Rusi kanë argumentuar se Putini tani mund të dërgojë zyrtarisht trupat ruse në zonat rebele të Ukrainës lindore.
Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se ajo tashmë ka trupat e saj në dy republikat e vetëshpallura.























