Biden i premton homologut ukrainas përgjigjje të shpejtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe me vendosmëri”.
Ky është lajmi më i fundit që zbulohet nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë komunikimit me homologun e tij ukrainas, Biden ka dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.
Sipas zbardhjes së presidencës amerikane, kreu i Shtëpisë së Bardhë “riafirmoi angazhimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Biden theksoi se administrata e tij planifikon të vendosë sanksione.
Përgjigja do të jetë në të njëjtën linjë me aleatët dhe partnerët, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia, vijon deklarata e zbardhur.
Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden kishte telefonata me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz./ap























