00:07 / 22.02.2022
Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për "veprimet e paligjshme" të Rusisë, njofton ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba në Twitter.
Dmytro Kuleba shton: “Kërkesën e kemi dërguar tashmë në Këshill”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të kryesojë një takimit urgjent të qeverisë së tij të martën për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Ukrainë.























