22:39 / 22.02.2022
Garda e Ukrainës përforcon mbrojtjen e termocentralit të Dniestrit
Garda Kombëtare e Ukrainës është dërguar në hidrocentralin e magazinimit të Dniestër që ndodhet në rajonin e Chernivtsi për të përforcuar mbrojtjen e termocentralit.
Ky informacion është postuar drejtpërdrejt nga Shërbimi i Shtypit i Gardës Kombëtare të Ukrainës.
Hidrocentrali është në kufirin me Moldavinë më shumë se 700 kilometra larg nga zonat separatiste.
Aktualisht, katër nga shtatë gjeneratorët 324 megavat janë funksionale.
Kur të përfundojë në vitin 2028, termocentrali do të ketë një kapacitet energjetik prej 2 mijë e 268 megavatësh.























