Këshilli i Sigurimit mban mbledhje urgjente
BKT
   Bota

Këshilli i Sigurimit mban mbledhje urgjente

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente në orët e vona të së mërkurës, raporton AFP.

Ishte Ukraina që kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Dmitry Kuleba e njoftoi kërkesën zyrtare në Twitter.

Ukraina e mori këtë vendim pasi të ashtuquajturat “Republika Popullore të Donetsk-ut” dhe “Republika Popullore të Luhansk-ut” iu drejtuan presidentit rus Vladimir Putin me një kërkesë për t’u ofruar atyre ndihmë ushtarake.

“Ukraina ka iniciuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me apelin e administratave pushtuese ruse në Donetsk dhe Lugansk drejtuar Rusisë me një kërkesë për mbështetje ushtarake, që është një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës së sigurisë”, shkruante Kuleba.