Banka qendrore ruse ndërhyn pas rënies së rublës në nivelin rekord
BKT
   Bota

Banka qendrore ruse ndërhyn pas rënies së rublës në nivelin rekord

Banka Qendrore e Rusisë pezulloi të enjten tregtimin në tregjet e këmbimit valutor. Rubla ra në një nivel të ulët rekord pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e vendit të tij të kryente një operacion në rajonin e Donbass.

Monedha ruse ra me 6% në 86 rubla për dollar amerikan herët të enjten - niveli më i ulët në rekord.

Bursa e Moskës dhe e Shën Petersburgut pezulluan të gjithë tregtinë në rubla pasi kuotat arritën kufijtë e brezit të tregtimit të vendosur nga vetë bursa.

"Për të stabilizuar situatën në tregun financiar, Banka e Rusisë vendosi të fillojë ndërhyrjet në tregun valutor, të zgjerojë listën dhe të kryejë operacione sot për të siguruar likuiditet shtesë për sektorin bankar," njofton në një deklaratë për shtyp. 

Sipas njoftimit, rregullatori do të sigurojë ruajtjen e stabilitetit financiar dhe vazhdimësinë e biznesit të institucioneve financiare duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme.

Banka qendrore ruse shtoi se institucionet financiare të vendit kanë një plan të qartë veprimi për çdo skenar.

Rusia aktualisht po mban rezerva të mëdha ari dhe valutore me vlerë mbi 600 miliardë dollarë që mund të përdoren për të mbështetur monedhën kombëtare që po zhvlerësohet me shpejtësi nëse kërkohet.