Situata në Ukrainë mbledh Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës
BKT
   Bota

Situata në Ukrainë mbledh Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës

Një takim i jashtëzakonshëm i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pritet të mblidhet sot në orën 15:00 në selinë e organizatës panevropiane, në Strasburg, pas sulmit rus në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Këshillit, Daniel Holtgen.

”Komiteti i Ministrave, ku ulen përfaqësuesit e përhershëm të 47 vendeve anëtare të organizatës, do të diskutojë hapat e mëtejshëm pas sulmit rus në Ukrainë”, theksoi ai./atsh