Kryeministri holandez: Sanksionet duhet të shënjestrojnë direkt Putinin
BKT
   Bota

Kryeministri holandez: Sanksionet duhet të shënjestrojnë direkt Putinin

Sanksionet evropiane kundër Rusisë duhet të shënjestrojnë direkt presidentin rus, Vladimir Putin, dhe administratën e tij, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

“Holanda beson se sanksionet maksimale duhet të vendosen kundër Putinit dhe Qeverisë së tij”.

"Ne nuk jemi në konflikt me popullin rus, është Putini dhe Qeveria e tij ajo që duhet të shënjestrojmë", u tha Rutte gazetarëve.

Më herët, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të vendosë sanksionet më të ashpra ndonjëherë kundër Rusisë.(Rel)