G7: Putin ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë
BKT
   Bota

G7: Putin ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë

Në një deklaratë të përbashkët nga takimi virtual i të enjtes, liderët e G7 u deklaruan se presidenti rus Vladimir Putin ka ‘ri-prezantuar luftën në kontinentin europian’.

“Ai ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë”, shkruajnë ata.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e vazhdueshëm të tij që të angazhohet në proces diplomatik për të drejtuar pyetje që lidhen me sigurinë europiane, përkundër ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë, përcjell RTKlive.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët tone, përfshirë NATO, BE dhe shtetet anëtare të saj, e po ashtu edhe me Ukrainën. Mbesim të vendosur të bëjmë çfardo që është e nevojshme për të ruajtur integritetin  e rendit ndërkombëtar”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pjesëmarrës në takim ishin Presidenti Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Kishida Fumio, kryeministri britanik Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg./CNN/RTKLIVE