20:44 / 24.02.2022
Forcat ruse futen në Çernobil
Rusia pushton termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër, thonë zyrtarët ukrainas
Forcat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor në Chernobyl pas një beteje të ashpër, ka thënë këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak, raporton CNN.
Ai tha: “Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Chernobyl është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të kotë nga rusët. Ky është një nga kërcënimet më serioze në Europë sot.”
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se zona e Chernobyl’it pranë Kievit ishte tani nën kontrollin e trupave ruse.























