21:01 / 24.02.2022
Protestuesit tubohen para Kremlinit, arrestohen mbi 700 persona
Mbi 735 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë nëpër qytetet ruse.
Vetëm mbi 330 prej tyre u arrestuan në Moskë, sipas agjencisë OVD-Info, e cila merret me arrestimet dhe tubimet opozitare.
Diku rreth 2 mijë njerëz u mblodhën afër sheshit Pushkin në Moskë dhe mbi 1 mijë në Shën Petersburg, raporton AFP.
Pushkin Square, maybe less than 1000 meters from Red Square and the Kremlin, is the cite of a significant protest. These people know the risks of challenging the regime. They’re on the street in-spite of major personal costs. pic.twitter.com/bYEfbO91xG
— Alexander S. Vindman (@AVindman) February 24, 2022























