Macron thërret Putinin ta ndalojë menjëherë sulmin ushtarak në Ukrainë
BKT
   Bota

Macron thërret Putinin ta ndalojë menjëherë sulmin ushtarak në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putinit të ndalojë menjëherë ofenzivën në Ukrainë.

Më herët ai tha se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë, për dekada të tëra”.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën”, tha ai, por “ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë, prej dekadash”.

Në mënyrë të pazakontë, Macron foli para flamurit të Ukrainës, si dhe flamujve të Francës dhe Bashkimit Evropian.