Ukraina ndalon meshkujt e moshës 18-60 vjeç që të largohen nga vendi
BKT
   Bota

Ukraina ndalon meshkujt e moshës 18-60 vjeç që të largohen nga vendi

Ministria e punëve të brendshme e Ukrainës iu ka ndaluar meshkujve nga mosha 18 deri në 60 vjeç që të largohen nga vendi.

Ky vendim u mor, pasi u shpall gjendja e luftës, ku sipas ligjit përkohësisht i ndalohet kësaj grupmoshe të largohen nga vendi.

Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi ka lajmëruar se ky vendim do të jetë në fuqi për aqsa të jetë aktiv ligji i gjendjes së luftës.