23:41 / 25.02.2022
Rusia bllokon rezolutën e OKB-së
Gjatë diskutimi në Këshillin e Sigurimit, Rusia, jo befasisht, ka vendosur veto në draft-rezolutën e OKB-së, e cila kishte dënuar pushtimin e saj të Ukrainës.
11 anëtarë votuan në favor të rezolutës, kurse India, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan, raporton BBC.
Kjo rezolutë dështoi, për shkak të fuqisë së vetos së Rusisë, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë debatit, ambasadori amerikkan në OKB tha se një grup është formuar në përpjeke të ndalimit të mënyrës së agresionit rus kundër Ukrainës.























