Blinken autorizon DASH-in t’i shtojë ndihmat për Ukrainën
BKT
   Bota

Blinken autorizon DASH-in t’i shtojë ndihmat për Ukrainën

Sekretari amerikan, Antony Blinken, ka autorizuar Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të ofrojë edhe 350 milionë dollarë shtesë asistencë ushtarake për Ukrainën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twiter, Blinken ka njoftuar se kjo asistencë i është ofruar Ukrainës që ta mbrojë veten nga lufta e pajustifikuar e Rusisë.

“Sot autorizova Departamentin e Mbrojtjes  për të ofruar 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar në mbrojtjen e saj nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë. Të bashkuar me Ukrainën”, ka shkruar Blinken.