Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse
BKT
   Bota

Finlanda dhe Irlanda bllokojnë fluturimet ruse

Finlanda dhe Irlanda kanë njoftuar gjithashtu se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat, raporton BBC.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë - që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet.

Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.