SHBA – Pentagoni: Rusia ka lëshuar rreth 250 raketa në Ukrainë deri më tani
BKT
   Bota

SHBA – Pentagoni: Rusia ka lëshuar rreth 250 raketa në Ukrainë deri më tani

Forcat ruse tashmë kanë hyrë në Ukrainë, ku numërohen dhjetëra mijëra ushtarë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

“Rusia ka dislokuar mbi 50%” të forcave të tyre luftarake masive në territorin ukrainas”, tha përfaqësuesi i Pentagonit në një konferencë për shtyp.

“Rusët kanë vazhduar t’i përqendrojnë sulmet e tyre në veri duke avancuar drejt kryeqytetit të Kievit, në lindje në qytetin e Kharkiv dhe në jug në Mariupol dhe Kherson. Luftimet më të ashpra janë aktualisht në dhe rreth Kharkiv”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, forcat e armatosura ruse kanë lëshuar mbi 250 raketa në Ukrainë deri të shtunën pasdite.

“Shumica e tyre ishin raketa me rreze të shkurtër veprimi”, tha zyrtari i lartë.

Në kundërshtim me pretendimet ruse, raketat pa dyshim goditën gjithashtu infrastrukturën civile dhe zonat e banuara. Nuk ishte e qartë nëse kjo ishte e qëllimshme apo aksidentale”, tha ai, sipas një transkripti të Pentagonit. /atsh