15:54 / 27.02.2022
Kanada mbyll hapësirën ajrore për të gjithë operatorët e avionëve rusë
Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë në fuqi menjëherë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra, shkruan CNN.
Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë
“Në hyrje në fuqi menjëherë, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra të dielën në mëngjes, transmeton RTKLive.
Kanadaja i bashkohet një numri vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.























