Si të bëheni një fotograf më i mirë përmes një telefoni të mençur
Vetëm njëzet vjet më parë, aparatet fotografike dhe kamerat ishin një element i domosdoshëm i çdo udhëtimi apo takimi me familjarët ose miqtë.
Në ditët e sotme, mundësia për të edituar foto, për t’i ndarë në rrjetet sociale dhe kompaktësia janë sigurisht avantazhet e krijimit të fotove ose videove me një smartphone. Me disa rregulla dhe truke të thjeshta, mund të kapni momente magjike me smartphone-in tuaj Galaxy S21 FE 5G. Më poshtë ju tregojmë pesë opsione të thjeshta, por shumë të dobishme.
Rregulli i treshit
Rregulli i treshit përdoret shpesh në fotografi për t’i bërë ato sa më të këndshme për syrin. Për të ndjekur këtë rregull, mjafton ta ndani kutinë në nëntë katrorë të veçantë që përbëjnë një rrjet prej tre katrorësh horizontale dhe tre vertikale. Samsung Galaxy S21 FE 5G e ka integruar këtë mjet brenda aplikacionit të fotografisë, kështu që në vetëm disa hapa të thjeshtë mund të aktivizoni opsionin Grid Lines për ta bërë më të lehtë pozicionimin e subjekteve tuaja.
Aktivizoni Tracking Auto-Focus
Bërja e fotografive të subjekteve në lëvizje nuk është gjithmonë gjëja më e lehtë për t'u bërë. Në opsionet t e kamerës së Galaxy S21 FE 5G, thjesht zgjidhni Tracking Auto-Focus dhe më pas prekni objektin që dëshironi të gjurmoni në ekran. Kamera do të fokusohet në objektin ose personin e dëshiruar dhe do t'i ndjekë në ekran ndërsa lëvizin, gjë që ju jep kohë të mjaftueshme për të kapur momentin më të mirë për të bërë foto dhe për të siguruar që veprimi të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Shkrepni disa fotografi me Night Mode
Me përmirësimet e kamerave në telefonat e serisë S21, shkrepja e fotografive në mjedise të errëta ose gjatë natës është shumë më e lehtë. Galaxy S21 FE 5G përfshin një opsion të përmirësuar të Night Mode që ju lejon të krijoni fotografi më të mira edhe gjatë natës. Përveç kësaj, mund të përdorni HDR Mode për të bërë foto pa humbur detaje në zonat me dhe pa dritë. High Dynamic Range or HDR Mode është një nga opsionet e kamerës në smartphone-t Samsung që ju lejon të shihni më shumë detaje në fotot tuaja duke zgjeruar gamën e ekspozimit. Sa më i madh të jetë diapazoni dinamik i kamerës suaj, aq më afër do të jetë fotografia me atë që syri mund të shohë.
Eksploro opsionin Space Zoom
Të kapësh foto në largësi nuk më problem. Kamera e Galaxy S21 FE 5G mundëson zmadhimin në 30x në mënyrë që të kapni detaje të qarta nga distanca. Ndërsa zmadhoni, Zoom Lock do të kujdeset për të reduktuar dridhjet. Me këtë opsion mund të ulesh në tribunë dhe të bësh fotografi sikur të ishit pranë fushës.
Filmoni me Director's View
Director's View është një veçori fantastike për foto dhe video. Duke përfituar nga sistemi me shumë kamera i Galaxy S21 FE 5G, Director's View ju lejon të ndryshoni këndin ndërsa filmoni dhe madje të shkrepni foto apo të filmoni me kamerat e përparme dhe të pasme në të njëjtën kohë. Kjo e bën shumë më të lehtë që të kapni reagimin tuaj ndaj diçkaje teksa përpiqeni të bëni një video.
Tani është koha që t'i vini në zbatim këto këshilla. Krijimi i fotografive dhe videove është një mënyrë e shkëlqyer për të kapur kujtimet dhe për të eksploruar anën tuaj krijuese. Edhe nëse nuk jeni afër nivelit të aftësive profesionale, prapëseprapë mund të bëni fotografi dhe video të shkëlqyera me Galaxy S21 FE 5G.
Përgaditi: Driton Beqiri RTK


























