Boris Johnson viziton nesër Estoninë dhe Poloninë
BKT
   Bota

Boris Johnson viziton nesër Estoninë dhe Poloninë

Kryeministri britanik Boris Johnson do të udhëtojë të martën në Poloni dhe Estoni, njofton zyra e kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit u tha gazetarëve se Johnson do të vizitojë të martën këto dy vende për të biseduar me homologët e tij. Ai gjithashtu do të takohet edhe me sekretarin general të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Johnson do të takohet me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe liderët e G7 dikur më vonë gjatë ditës.