SHBA urdhëron 12 anëtarë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi
BKT
   Bota

SHBA urdhëron 12 anëtarë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar që 12 oficerë të misionit rus në OKB të largohen nga vendi deri më 7 mars, tha sot përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën Botërore, Vasily Nebenzya.

Ai përmendi se bëhet fjalë për diplomatë që punojnë në selinë e OKB-së.

“Na është thënë se 12 persona nga misioni diplomatik rus janë shpallur persona non-grata dhe se ata duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars. Shtetet e Bashkuara sapo kanë vizituar misionin rus dhe na kanë dorëzuar një mesazh që na urdhëron të përmbushim këtë kërkesë”, tha Nebenzja në një konferencë shtypi në Nju Jork.