Gjermania hap dyert edhe për refugjatët nga Ukraina
BKT
   Bota

Gjermania hap dyert edhe për refugjatët nga Ukraina

Gjermania po hap dyert për refugjatët nga Ukraina që janë duke u larguar pas përpjekjeve të Rusisë për pushtimin e vendit të tyre.

Sipas Policisë Federale Gjermane, 5.309 persona tashmë kanë hyrë në Gjermani.

Tutje, bëhet e ditur se numri mund të jetë edhe më i madh.

“Por siç e dini, nuk ka kontrolle kufitare, të paktën jo kontrolle të rregullta, vetëm rastësore. Prandaj ka mundësi që më shumë njerëz kanë hyrë tashmë në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.