14:59 / 02.03.2022
23,684 raste të konfirmuara me Covid në Zvicër
Në Zvicër aktualisht janë 1408 pacientë me korona në spital, 143 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv (ICU).
Në përgjithësi, BAG raportoi 150 shtrime të reja në spital dhe 10 vdekje në 24 orët e fundit. 55,685 teste për korona rezultuan në 23,684 raste të konfirmuara.























