Avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze
BKT
   Bota

Avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, sipas një deklarate të Forcave të Armatosura Suedeze.

Dy Su-27 dhe dy Su-24 rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland, përtej detit. Forcat Ajrore Suedeze kreu një operacion duke përdorur avionët e saj luftarakë Jas 39 Gripen "jashtë gatishmërisë emergjente".

"Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë. Ne kemi kontroll të plotë të situatës," " tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström.

Suedia ndaloi aviacionin rus në hapësirën e saj ajrore të hënën, më 28 shkurt.

"Në dritën e situatës aktuale, ne e marrim incidentin shumë seriozisht. Është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë," tha Edström, transmeton CNN.