09:58 / 03.03.2022
Mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë, Ekho Moskvy
Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha të enjten se do të mbyllej pasi u hoq nga transmetimi për shkak të raportimit të tyre në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska.
“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov në Telegram.























