Macron: Putin po gënjen veten, ai ka bërë gabimin e jetës
Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një telefonate me homologun rus, Vladimir Putin e paralajmëroi atë se po bënte një “gabim të madh” në Ukrainë.
Sipas Macron, Putin po mashtronte veten për Qeverinë në Kiev dhe se, lufta do t’i kushtonte shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë.
Në bisedën telefonike të ndërmarrë nga Putin të enjten, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës, qoftë diplomatikisht apo me armë.
“Nuk kishte asgjë në atë që tha presidenti Putin që mund të na qetësonte”, tha këshilltari presidencial francez, duke shtuar se Putin kishte përsëritur “narrativën” e tij se ai po kërkonte “denazifikimin e Ukrainës”.
“Ti po gënjen veten”, i tha Putinit, sipas zyrtarit.
Nga ana tjetër, presidenti rus i tha homologut francez se Rusia do ta çmilitarizojë me sukses Ukrainën dhe do ta bëjë atë neutrale.























