Sallata mesdhetare që të mban të ngopur gjatë
Kuzhina

Sallata mesdhetare që të mban të ngopur gjatë

Kinoa konsiderohet si një prej ushqimeve më të shëndetshme për njeriun.

Atë rëndom e përshkruajmë si një drith, por në aspektin botanik, kinoa është e afërt me spinaqin, panxharin dhe pazinë.

Pjesa e ngrënshme e bimës është fara, e cila gatuhet si orizi.

Kino është pa gluten dhe një alternativë e shëndetshme për ata që kanë alergji ndaj tij.

Kinoa është një superfuqi kur vjen puna tek proteina.

Kinoa është ndër të paktat ushqime që  ofron proteinë të plotë.

Kjo do të thotë se ajo ofron të nëntë amino acidet thelbësore të cilat trupi nuk i prodhon dot.

Sallata mesdhetare me kinoa

Receta e mëposhtme përgatitet në më pak se 30 minuta.

Përbërësit për sallatën

Një filxhan e gjysmë çaji kinoa

3 filxhanë çaji ujë

Gjysëm luge çaji kripë të trashë

1 kastravec

1 spec ikuq

1 filxhan çaji ullinj pa bërthamë

Gjysëm filxhan çaji majdanoz të grirë hollë

2 thelbinj hudhër

Djathë dhie (opsionale)

Për marinimin:

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull vere të kuqe

Gjysmë luge çaji rigon të thatë

Gjysmë luge çaji kripë të trashë

Çerek luge çaji piper të zi pluhur

Përgatitja:

Kinoan hidheni në një kullesë të imët dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.