Ambasada amerikane në Kiev: Sulmi në centralin bërthamor është krim lufte!
BKT
   Bota

Ambasada amerikane në Kiev: Sulmi në centralin bërthamor është krim lufte!

Ambasada amerikane në kryeqytetin ukrainas, Kiev ka reaguar për sulmin në centralin bërthamor në Ukrainë.

Sipas reagimit në Twitter, ajo e ka cilësuar këtë sulm si krim lufte.

“Krim lufte është të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi nga Putini i centralit më të madh bërthamor në Evropë e drejton sundimin e tij të terrorit edhe një hap përpara”, shkruan ambasada.

 

It is a war crime to attack a nuclear power plant. Putin's shelling of Europe's largest nuclear plant takes his reign of terror one step further. #TheHague #Zaporizhzhia #StandwithUkraine

— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 4, 2022