13:11 / 05.03.2022
Rusia akuzon Perëndimin për ‘banditizëm ekonomik’
Qeveria ruse akuzon Perëndimin për përfshirje në “banditizëm ekonomik” dhe ka paralajmëruar se Moska do të përgjigjet ndaj tyre.
Këto komente i bëri i dha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk specifikoi cila do të jetë përgjigjja, por tha se ajo do të jetë në linjë me interesat ruse.
Qeveria ruse reagoi pasi qeveritë e Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-ve vendosën sanksione të mëdha kundër institucioneve dhe bilionerëve rusë që janë të afërt me presidentin Putin.
Mirëpo, Peskov tha se Rusia është shumë e madhe për t’u izoluar dhe bota është më e madhe sesa vetëm SHBA dhe Europa./S.K./RTKlive























