OKB: Më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina
BKT
   Bota

OKB: Më shumë se dy milionë refugjatë nga Ukraina

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, njoftuan Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

”Shumica e ukrainasve kanë shkuar në Poloni si dhe në Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki’’, theksoi  një zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM), mes tyre janë rreth 100 000 persona nga vende të tjera.

Ukraina kishte më shumë se 44 milionë banorë përpara fillimit të luftës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përpiqet të sigurojë materiale për spitalet.

Ekziston një nevojë veçanërisht e madhe në lindje të vendit, ku luftimet e kanë bërë jashtëzakonisht të vështirë prokurimin e tyre./atsh