New York Times tërheq korrespondentët nga Rusia
New York Times ka tërhequr të gjithë korrespondentët e saj nga Rusia, për herë të parë në më shumë se një shekull.
“Kjo është një ditë e trishtë për historinë e New York Times. Që nga viti 1921, me një ose dy ndërprerje të shkurtra për shkak të vizave, gazetarët kanë raportuar gjatë gjithës kohës në Moskë, shkruan CNN
Gazeta njoftoi tërheqjen e saj zyrtare nga Rusia në një deklaratë të martën, duke cituar legjislacionin e ri që synon të kriminalizojë gazetarët që raportojnë për pushtimin e Moskës në Ukrainë.
“Legjislacioni i ri i Rusisë synon të kriminalizojë raportimin e pavarur dhe të saktë të lajmeve në lidhje me luftën kundër Ukrainës.
Për sigurinë e stafit tonë që punon në rajon, ne do ti zhvendosim ata jashtë vendit për momentin,” tha zëdhënësja e New York Times Danielle. Rhoades Ha.























