CIA: Putini kishte planifikuar pushtimin e Kiev-it brenda dy ditësh
BKT
   Bota

CIA: Putini kishte planifikuar pushtimin e Kiev-it brenda dy ditësh

Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane thanë të martën se presidenti rus Vladimir Putin është befasuar nga problemet që kanë penguar ushtrinë e tij në Ukrainë.

Këto pengesa e vështirësojnë kontrollin e forcave ruse në Ukrainë.

Mirëpo, Putin është i vendosur për përparimin e tij atje dhe do të tentojë të dyfishojë dhe të përdorë më shumë taktika brutale, thonë zyrtarët gjatë raportimint para komitetit të inteligjencës, shkruan The New York Times.

Agjencitë e inteligjencës amerikane, të cilat para sulmit zbuluan informata për shtimin e trupave ruse dhe planeve të luftës, do të punojnë për të paraqitur atrocitetet dhe krimet e Rusisë, një vazhdimësi kjo e informatës për luftë që do të ndihmojë perëndimit të vendose sanksione të ashpra mbi Ukrainë, thanë zyrtarët.

Liderët e inteligjencës amerikane i thanë Kongresit se udhëheqësi rus kishte nënvlerësuar vendosmërinë e Ukrainës dhe kohezionin perëndimor, por po "dyfishonte" për të arritur qëllimet e tij.

"Ne vlerësojmë se Moska nënvlerësoi forcën e rezistencës së Ukrainës dhe shkallën e sfidave të brendshme ushtarake që po vëzhgojmë, të cilat përfshijnë një plan të keqndërtuar, çështje morale dhe çështje të konsiderueshme logjistike”, tha Avril Haines, drejtoreshë i inteligjencës kombëtare, përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Analistët e inteligjencës amerikane besojnë se këto pengesa nuk do ta pengojnë Putinin, i cili "përkundrazi mund të përshkallëzohet, në thelb duke u dyfishuar", tha ajo.

“Ne vlerësojmë se Putini ndihet i zemëruar që Perëndimi nuk i jep atij respektin e duhur dhe e percepton këtë si një luftë që nuk mund ta përballojë e ta humbasë”, shtoi Haines, e cila drejton 18 agjencitë e inteligjencës amerikane.

Krahas Haines, drejtori i CIA-s, William Burns, u tha ligjvënësve se Putini po bëhet gjithnjë e më i frustruar që Kievi nuk ka rënë ende në duart e forcave ruse.

“Në vend që të pushtonin Kievin brenda dy ditëve të para të fushatës, mbi të cilën ishte parashikuar plani i tij, pas gati dy javësh, ata ende nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë plotësisht qytetin,” tha Burns.

“Mendoj se Putini është i zemëruar dhe i frustruar tani. Ai ka të ngjarë të dyfishojë dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile, "paralajmëroi Burns.

Zyrtarët nuk pranuan të shtjellojnë se çfarë konkretisht do të bënte Putini më pas, si dhe të jepnin një afat kohor për lëvizje të tilla.

Dëshmia e dhënë nga shefat më të lartë të spiunazhit të Amerikës plotëson versionin e paklasifikuar të komunitetit të inteligjencës të raportit vjetor të vlerësimit të kërcënimit. Raporti u përpilua para pushtimit rus të Ukrainës./Përgaditi: S.Kelmendi/RTKlive