BE sanksionon Bankën Qendrore të Bjellorusisë
BKT
   Bota

BE sanksionon Bankën Qendrore të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka deklaruar se sanksionet e reja kundër Rusisë përfshijnë edhe ndalimin e transaksioneve me Bankën Qendrore të Bjellorusisë.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se sanksionet e reja kundër Rusisë përfshijnë edhe ndalimin e transaksioneve me bankën qendrore të Bjellorusisë.

Flitet për kufizim të hyrjeve financiare nga Bjellorusia në BE, duke ndaluar pranimin e depozitave mbi 100 mijë euro nga shtetasit ose rezidentët bjellorusë.

Komisioni i BE-së tha se sanksionet e faj synojnë gjithashtu 14 oligarkë rusë dhe biznismenë të shquar që kanë lidhje të ngushta me qeverinë e Putin, shkruan Reuters.

Skynews shkruan se biznismenët rus të sanksionuar kanë aktivitet kryesisht në industrinë e metalurgjisë, bujqësisë, farmaceutikës dhe telekomunikacionit.