10:05 / 11.03.2022
Western Union pezullon operacionit në Rusi dhe Bjellorusi
Western Union pezulloi operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri në rritje të bizneseve që janë tërhequr nga rajoni pas luftës së Moskës kundër Ukrainës.
“Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar për të shprehur shpresën e sinqertë për një zgjidhje diplomatike dhe paqësore. Ndërkohë, prioritetet tona mbeten mirëqenia dhe siguria e punonjësve tanë, si dhe vazhdimi i mbështetjes së popullit të Ukrainës, duke përfshirë refugjatët në rritje që kërkojnë siguri”, thuhet në një deklaratë kompania globale e transferimit të parave Western Union.























