Vdes ushtari bolivian që vrau Che Guevara-n
Ushtari bolivian Mario Teran Salazar, i cili vrau guerilin kubanez Ernest Che Guevara, vdiq të enjten në moshën 80-vjeçare në Santa Cruz de la Sierra, në Bolivinë lindore.
"Ai vdiq. Ai ishte i sëmurë dhe asgjë nuk mund të bëhej për këtë, "u tha gazetarëve Gary Prado, komandanti i një njësie të ushtrisë boliviane që kapi Che në xhunglën boliviane 54 vjet më parë.
Prado mësoi për vdekjen e Salazar të enjten në mëngjes.
“Më kanë thënë familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij, sepse ishte në spital ushtarak”, tha ai.
Spitali refuzoi të konfirmonte vdekjen, për shkak të “mbrojtjes së privatësisë dhe konfidencialitetit të të dhënave mjekësore”.
Ushtria boliviane kapi Che Guevara-n, një revolucionar mitik gjatë Luftës së Ftohtë, në tetor të vitit 1967 me ndihmën e agjentëve të CIA-s, raporton H1.
Che Guevara donte të ndezte revolucionet në Amerikën Latine, më pas udhëhoqi një grusht guerilësh në malet Boliviane që i mbijetuan luftimeve, urisë dhe sëmundjeve.
I arrestuar dhe i plagosur, ai u transferua në një shkollë të braktisur në fshatin La Higuera.
Ai e kaloi natën e fundit atje. Ai u vra më 9 tetor nga rreshteri i atëhershëm Teran Salazar (27), me urdhër të presidentit Bolivian, Rene Barrientos, një antikomunist i ashpër.
"Ishte momenti më i keq i jetës sime. Pash një Che të gjatë, shumë të gjatë përpara meje. Sytë e tij ishin të ndezur," tha Teran Salazar në atë kohë.
Che, i cili ishte një legjendë gjatë jetës së tij, u bë një trofe. Trupi i tij u ekspozua në qytetin e afërt të Valegrand dhe u përjetësua nga një fotografi e fotografit të AFP, Mark Huten.
Pas tridhjetë vjet shërbimi, Teran Salazar doli në pension dhe jetoi në anonim, duke iu shmangur gazetarëve./S.Kelmendi/RTKlive























