Blinken shpreh ngushëllime për gazetarët e vrarë të Fox News
   Bota

Blinken shpreh ngushëllime për gazetarët e vrarë të Fox News

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç, shtetas irlandez, dhe ukrainasja 24-vjeçare, Oleksandra Kuvshinova.

Ata u vranë jashtë Kievit kur automjeti i tyre u dogj pas sulmeve ruse.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për t'i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë”, ka shkruar Blinken.

 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa