Lührmann: Përjashtimi i Rusisë hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vlerave
   Bota

Lührmann: Përjashtimi i Rusisë hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vlerave

Me këtë njoftim të martën (15.03) qeveria ruse mori vetë frenat në dorë duke kërkuar largimin nga ana e saj prej organizatës dhe duke i paraprirë vetë një përjashtimi që e kërcënonte për të ruajtur prestigjin e vet.

Këshilli i Europës njëzëri miratoi rekomandimin e komitetit të ministrave, që t'i kërkojnë Rusisë të tërhiqet menjëherë nga kjo organizatë. Komiteti i ministrave, organi vendimmarrës i Këshillit të Eruopës, sipas planit të enjten (17.03) do të konsultohej me dyer të mbyllura për tekstin e asamblesë parlamentare, por pas komunikimit nga Moska vendosi që ta zhvillojë seancën të mërkurën (16.03), transmeton DW.

Ministrja e shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane, Anna Lührmann e quajti votën e asamblesë parlamentare si „të paprecedent". „Përjashtimi i Rusisë është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vlerave tona", deklaroi ajo. "Me sulmin brutal ndaj Ukrainës, Rusia shkel me këmbë detyrimet e saj që burojnë nga Konventa e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa