Biden ndan 800 milionë dollarë ndihma për Ukrainën
   Bota

Biden ndan 800 milionë dollarë ndihma për Ukrainën

Presidenti i SHBA-ve, Joseph Biden njoftoi sot për ndihmë shtesë të sigurisë dhe humanitare për Ukrainën në shumën prej 800 milionë dollarësh, si dhe paketa e re përfshin drone dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Kjo ndihmë përfshin 800 sisteme kundërajrore për të siguruar që ushtria ukrainase mund të vazhdojë të ndalojë avionët dhe helikopterët rusë që sulmuan popullin e tyre”, tha Biden, raporton Reuters.

Gjatë fjalimit për situatën në Ukrainë, presidenti amerikan akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin për shkatërrim të tmerrshëm në Ukrainë, bombardime ndërtesash, maternitete dhe spitale.

Fondet e shpallura janë pjesë e ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, në shumën totale prej 13.6 miliardë dollarësh, bazuar në ligjin e buxhetit që Biden nënshkroi sot.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa