15:53 / 17.03.2022
Gjermania regjistron 300 000 infeksione në 24 orët e fundit
Gjermania vendosi një rekord të ri për rastet me Covid-19, me 294 931 infeksione të reja të regjistruara në 24 orë.
Incidenca javore është 1 651,4 për 100 000 banorë.
Sipas të dhënave të institutit ”Robert Koch”, në 24 orët e fundit janë regjistruar 278 viktima.
Shkalla e shtrimit në spital u rrit në 7,45 pacientë në ICU për 100 000 banorë.
”Mes tyre ka shumë të prekur nga Covid-19, të cilët megjithatë vuajnë nga patologji të tjera kryesore”, raporton instituti.
Në Gjermani po zhvillohet një debat parlamentar për zhvillimin e pandemisë.