Apple njofton se janë rregulluar problemet e disa shërbimeve
Tech

Apple njofton se janë rregulluar problemet e disa shërbimeve

Disa nga shërbimet e Apple pësuan një tjetër ndërprerje të martën, vetëm një ditë pasi një pjesë e mirë e shërbimeve dhe infrastrukturës online të Apple u ndërprenë të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, faqja e statusit të sistemit të Apple thotë se problemet me Apple Music, Podcasts, Books dhe App Store janë zgjidhur, pothuajse dy orë pasi ato filluan të preknin disa përdorues.

Fatmirësisht, iMessage, iCloud, Apple Maps dhe Apple TV nuk ranë nga sistemi siç ranë të hënën.

Gjatë ndërprerjes, Apple paralajmëroi gjithashtu se kishte probleme me aplikacionet Weather, Game Center, Apple Card dhe Aplikacionet iCloud Web, duke thënë se ato mund të jenë “të ngadalta ose të padisponueshme”. Edhe këto çështje tani janë shënuar si të zgjidhura. /Telegrafi/