Google nga maji nuk do të shesë më filma nga aplikacioni Google Play
Tech

Google nga maji nuk do të shesë më filma nga aplikacioni Google Play

Google nuk do të shesë më filma dhe shfaqje televizive nga aplikacioni Google Play duke filluar nga maji, njoftoi kompania (përmes Ars Technica). Në vend të kësaj, do të mund të merrni filma dhe shfaqje nga aplikacioni Google TV.

“Në Google TV, do të gjeni të njëjtën përvojë me të cilën jeni mësuar në Google Play Movies & TV me publikimet e reja, qiratë, ofertat dhe rekomandimet e shkëlqyera për ju”, sipas një faqeje mbështetëse të kompanisë.

Përmbajtja që keni blerë tashmë do të ofrohet në aplikacionin Google TV.

Në fund të fundit, kjo nuk duket si një ndryshim shumë dramatik. Megjithatë, ky ndryshim dhe vendimi i Google për të mbyllur Google Play Music në favor të YouTube Music mund të tregojnë se Google po pakëson varësinë e saj në markën Play si vitrinë e saj për mallrat dixhitale. Google Play do të jetë ende destinacioni i juaj nëse doni të blini aplikacione, lojëra dhe libra – të paktën tani për tani. /Telegrafi/