09:18 / 25.03.2022
ShSKUK: Po trajtohen 11 pacientë nga Covid-19
"11 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 7 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 4 post- Covid-19", thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK).
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë























